24-11-2024

Haskuka: Punëtorët pa kontrata, pa sigurime shëndetësore e jetësore

Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher  Haskuka ka uruar qytetarët për 1 Majin.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook” ai ndër tjera ka shkruar se në 20 vitet e fundit prioriteti kryesor në Kosovë papunësia… Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 30 %

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 53%.Papunësia afatgjate e të rinjve (15-19), që kanë qenë të papunë për më shumë se 12 muaj është 45 %.Përqindja e të punësuarve në punë të paqëndrueshme ishte mbi 23%.

Vetëpunësimi (si përqindje e të punësuarve) është 24 %. Përkundër që kemi papunësinë e lartë pjesëmarrja në tregun e punës është e ultë 43 %,

Gjersa kjo përqindje tek gratë është edhe më e ultë 20 %, pra vetëm 1 nga 5 gra kërkojnë punë.

Haskuka më tej ka theksuar se përqindja e të rinjve që nuk janë të punësuar, as në shkollim, as në trajnim – NEET (të intervistuarit e moshës 15-24 vjeç), është 28 %.

Ata që janë të punësuar, në shumë raste punojnë pa kontrata, nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë sigurime jetësore.

Prioritetet e Qeverive Thaqi1, Thaqi2, Mustafa, Haradinaj: dialogu me Serbinë, privatizimi, demarkacioni, mbrojtja e produkteve të Serbisë, Zajednica, bosnizimi, dialogu me Serbinë…ka shkruar në faqen e tij zyrtare.

 

Asnjë koment

Comments are closed.