27-07-2024

Totaj: Kryetari, Haskuka nuk mund të krenohet me qeverisjen e deritashme

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, duke folur për qeverisjen e re në Prizren, vlerësoi se ajo vazhdon të ankohet se ka shumë probleme, ndërsa i mungon vizioni i qartë dhe gatishmëria për adresimin e sfidave e problemeve, që ekzistojnë.

 

I pyetur rreth asaj se cili është vlerësimit për qeverisjen në Prizren, Totaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se qeveria në këtë komunë nuk është diçka me të cilën mund të krenohet kryetari aktual i Prizrenit dhe as Lëvizja Vetëvendosje, që e ka fituar këtë komunë.

 

“Prej ditës së parë shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet. Emërimi i drejtorëve të rinj dhe disa procese të tjera nuk kanë shkuar në rregull. Janë larguar shumë prej premtimeve elektorale dhe nuk po vërehet ndonjë kualitet i ri, për të cilin ata kanë luftuar”, ka thënë  ai.

 

Totaj ka vlerësuar se qeverisja aktuale ende vazhdon ta kritikojë qeverisjen e kaluar dhe të ankohet se ka shumë probleme.”Qeverisë aktuale në këtë komunë i mungojnë vizioni i qartë dhe gatishmëria që të adresohen sfidat e problemet që ekzistojnë në Prizren”.

 

Ai për “Epokën e re” ka bërë me dije se ka për synim të bëhet kryetar i degës së këtij subjekti politik në Prizren, sikurse edhe që me shefin e partisë së tij, Kadri Veselin, ka bisedime për t’u bërë ministër, por që momentalisht nuk mund të thotë më tepër, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit të bisedës dhe për shkak se kjo është një temë e ndjeshme.

Asnjë koment

Comments are closed.