25-11-2024

Haskuka takim në Reçan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar banorët e fshatit Reçan.

Në një postim ka njoftuar se bashkë me të ishin e dhe zv.ministri Almir Veliji, nënkryetarja e Komunës për Komunitete, Memnuna Ajdini,  kryetari i koalicionit Vakat,  Rasim  Demiri, ajo e SDU-së, Duda Balje, dhe deputetët të VV-së.

Njoftimi:

“Jemi bërë bashkë me koalicionin VAKAT dhe SDU-në që ta vazhdojmë bashkë qeverisjen, pa dallim e pa diskriminim.Me qeverinë qendrore në Prishtinë ,me Albin Kurtin Kryeministër, me qeverisjen lokale, me Mytaher Haskukën kryetar dhe me #bashkëqeverisjen, ditë, javë dhe vite më të bukura e presin Prizrenin”.

Bashkë qeverisje, për drejtësi në arsim e punësim. Bashkë qeverisje për zhvillim e përparim. 17 tetori është dita e fitores sonë pa balotazh”.

“Duke votuar numrin 144?, ne nuk ndalemi, por vazhdojmë drejt progresit, zhvillimit e punësimit”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.