Haskuka viziton fermerët e subvencionuar
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë vizituar njërin nga 16 fermerët të cilët kanë përfituar subvencione në kuadër të projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”.
Lexo edhe:
Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)
Ky projekt ka për qëllim furnizimin e tregut me prodhime të freskëta vendore dhe rritjen e sipërfaqeve të mbjela me pemë të imëta, duke synuar zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe rritjen e mirëqenies së familjeve të fermerëve.