Vdiq Prof. Dr. Hamdi Ajazaj

Në moshën 73 vjeçare, sot ka ndërruar jetë Prof. Dr. Hamdi Ajazaj nga Zhuri, trasmeton Gazeta e Prizrenit.

Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij, sot pasdite.

Ajazaj ishte autor i shumë teksteve shkencore e shkollore në lëminë e Fizikës, ishte një profesor shembullor i shumë gjeneratave.

Disa të dhëna për veprimtarinë e Prof. Dr Hamdi Ajazajt

Prof. dr. Hamdi Ajazaj u lind në Zhur në vitin 1947. Dy vitet e para të shkolës fillore i kreu në Zhur ndërsa vitet e tjera në Prizren. Në Prizren kreu edhe shkollimin e mesëm – gjimnazin.

Në vitin 1970 diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në drejtimin e Fizikës. Studimet posdiplomike I kreu me sukses në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, me temën “ Fizika bërthamore me grimca elementare”. Në vitin 1973 zgjedhet asistent në katedrën e Fizikës në FSHMN në Universitetin e Prishtinës.

Një kohë të shkurtër punoi si profesor i Fizikës në Gjimnazin matematikor të Prishtinës. Në vitin 1977 në Zagreb magjistroi në shkencat e fizikës në drejtimin e Fizikës teorike – bërthamore dhe po këtë vit zgjidhet ligjerues për lendën Mekanika Kuantike në seksionin e fizikës në FSHMN-së, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1986 mbrojti në FSHMN në Universitetin e Prishtinës tezën e doktoraturës nga Fizika bërthamore dhe zgjedhet docent për lendën e vetë.

Disa herë ka qenë në botën e jashtme për qëllime studimi dhe specializimi si në : Gjermani, Itali etj. Eshtë autor i shumë punimeve shkencore e profesionale si në Kosovë dhe në botën e jashtme, në : Kanadë, Rumani, Kroaci etj. Ka botuar disa libra të fizikës për shkollat e mesme, tekste univeristare.

Merret me disa lëmi të ngushta të Fizikës si në strukturën bërthamore, reaksionet direkte bërthamore, simetrit në fizikën e grmicave elementare dhe në atë bërthamore, teorin e solitoneve në fizikën e grimcave elementare dhe ate të gjendjes së ngurt etj. Eshtë autor i planeve e programeve mësimore të Fizikës në Kosovë për vitet shkollore 1996 – 1997, për nivelin fillor dhe të mesëm.