26-04-2024

Dr. Haxhi Avdyli, ndër emrat që po lakohet si zëvendësues i Latifit, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë ka ngritur menjëherë dilemën se kush mund të jetë pasues i tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pesë emra po lakohen si të mundshëm në zyrën e kryeministrit Kurti.

Emri i Driton Velës është një nga ata që po lakohet në ekzekutivin e Kosovës.

Rikthimi i Arben Vitisë po ashtu është i mundshëm dhe se kthimi i tij në krye të shëndetësisë kosovare mund të ndodhë me disa kushte të vëna nga ai.

Agreta Gecaj nga SHSKUK po ashtu është pjesë e kombinimit.

Pozita e të parit të shëndetësisë kosovare mund t’i takojë edhe Partisë Guxo. Burim Meta publikisht sapo ka kërkuar që këtë pozitë ta marr partia e tij. Vetë Meta thuhet se mund të jetë një nga emrat e Guxo për këtë pozitë.

Nga Guxo emër i mundshëm për ministre të Shëndetësisë është edhe Jeta Statovci, e shkolluar jashtë vendi në drejtimin “Ekonomi dhe Politika Shëndetësore” dhe Haxhi Avdyli, neurokirurg dhe deputet i Guxo. /Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.