06-05-2024

Ja sa para përfitoi Ballkani me fitoren e sotme

Gjysmë milioni euro ka fituar Ballkani me fitoren e sotme përball Sivassporit.

Kampioni i Kosovës triumfoi në Turqi me rezultat 4:3.

Në kuadër të fazës së grupeve në UEFA Conference League, përpos prestigjit edhe përfitimet janë të larta.

Plotë 500 mijë euro ka përfituar Ballkani me fitoren e sotme. Përpos rezultateve pozitive, në garat evropiane përfitime ka edhe nga barazimet e humbjet.

Nga barazimi përball Cluj, Ballkani ka përfituar 166 mijë euro.

Në grupin G, Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me katër pikë, duke llogaritur një fitore, një barazim dhe një humbje. /PR

Asnjë koment

Comments are closed.