Haxhi Shala deklarohet fajtor
Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me prokurorinë.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë i intervistuar nga prokuroria dhe hetuesit, nuk isha i njoftuar plotësisht se çka bëhet fjalë dhe për këtë arsye jam deklaruar i pafajshëm. Tash jam i fajshëm më atë se çka jam pajtuar”, tha Shala.
Atij iu lexuan pikat e aktakuzës së datës 10 korrik 2024 që janë përfshirë në marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Për të gjitha këto pika, Shala u deklarua fajtor, raporton “Betimi për Drejtësi”.