Haxhi Shala: Jam ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për vrasje

Ish-pjesëtari i UÇK-së Haxhi Shala ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për vrasje.

Shala në Edicionin Special ka thënë që është shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm. Ai ka pohuar se në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbrojtur në heshtje.

Lexo Edhe:

“Kam qenë i ftuar si dyshuar për vrasje. Në fillim u shqetësova, por me të arritur aty e pashë që nuk pati diçka që duhet të diskutoj dhe e shfrytëzova të drejtën e mbrojtjes në heshtje”./GE