25-11-2024

Helmoi vjehrrën pasi kishte frikë se i bënte magji: Kërkohen 35 vjet burg për 21-vjeçaren

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Cmetën, e cila akuzohet se në 30 maj të 2017 ka helmuar me fostoksinë vjehrrën e saj Lirie Lami.

21-vjeçarja pranoi se e vrau ish-vjehrrën pasi ‘’dyshonte se do t’i bënte magji’. Gjatë kohës së krimit, ajo ishte shtatzënë.

Nusja tregoi se i kishte dhënë vjehrrës të pinte “lëngun magjik” për të shuar të gjitha ato konfliktet që kishin prej muajsh.

Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Pas kësaj ngjarjeje të rënda, familja Çmeta dhe Lami ndërprenë përfundimisht marrëdhëniet midis tyre. Çifti Marjana dhe Oltjani u divorcuan pas debateve dhe zënkave të shumta./Gazetametro

Asnjë koment

Comments are closed.