16-05-2024

Herolind Shala: E gjithë skuadra e mendon vetëm fitoren

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala është i bindur se “Dardanët” do të shënojnë fitore kundër Maltës.

Kosova dhe Malta do të përballen nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Alo.

“Dardanët” vijnë në këtë ndeshje pas barazimit kundër Azerbajxhanit dhe fitores së Ishujve Faroe.

Kosova mbrëma ka zhvilluar seancën e dytë para sfidës me maltezët. Shala thotë se gjithë skuadra po mendon vetëm për fitore në duelin e radhës.

“Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe stërvitjet janë duke shkuar mjaft mirë. Si grup po funksionon mirë dhe askush nuk po mendon për asnjë rezultat tjetër veç fitores. Mendojë se nuk ka ndeshje të lehta, por mendojë se jemi më të mirë”, tha Shala.

Ndeshja mes Kosovës dhe Maltës nis në orën 20:45.

Asnjë koment

Comments are closed.