19-05-2024

Suharekë: Aksident me të lënduar

Në fshatin Studenqan të Suharekës, raportohet se një person i dyshuar përderisa ishte duke drejtuar veturën Golf me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën. Ai fillimisht godet një shtyllë elektrike e më pas edhe një automjet transportues që lëvizte në shiritin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy pasagjere femra dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.