Hoti i emocionuar: Nuk ka presion që më ndalë të merrem me të pagjeturit
Deputeti Andin Hoti me emocion ka folur për ditën e sotme që është Dita e të Pagjeturve në Kosovë.Në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, i biri i Ukshin Hotit, Andini thotë se do të merret me temën e të pagjeturve dhe nuk do ta ndalë askush.“Emocionin do ta mbajë përveti, sepse do të mundohem që të mos më ndalë dhe asnjë presion që të merrem me këtë çështje”, tha Hoti.
Hoti shton se do të përfaqësojë kërkesat e të gjitha familjeve që kanë persona të zhdukur dhe nuk do të ndalet.Ai ka thënë gjithashtu se familjet e personave të zhdukur po ndjehen të anashkaluar.Hoti ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë me prioritet këtë çështje.
”Ne familjet e personave të zhdukur nuk i humbim shpresat asnjëherë. Deri sot edhe pse e kuptoj qeverinë e Kosovës deri diku se është Serbia përgjegjëse sepse ka arkivat, mirëpo edhe Qeveria nuk e ka marrë me prioritet këtë çështje, nuk e ka marrë me seriozitet këtë çështje. Unë konsideroj që familjet e kanë këtë mendim si unë, se janë ndjerë të anashkaluar”, tha Hoti.
Ai ka thënë se pret që çështja e të pagjeturve të ketë një epilog dhe se pret që tek Serbia të ketë ndikim faktori ndërkombëtarë.
“Pres që Serbia t’i hap arkivat dhe pres që faktori ndërkombëtarë të obligojë Serbinë për çështjen e të pagjeturve. Një çështje që është puro humanitare duhet të ketë një epilog përfundimtarë”, tha Hot