Hotit i ndërpritet fjala gjatë konferencës, shpreh gatishmëri t’iu përgjigjet protestueseve
Kryeministrit i ndërpritet fjala nga aktivistet e PSD-së teksa i kërkohet kujdes i shtuar ndaj grave.
E nisi fjalën e tij duke folur për dialogun.
Lexo Edhe:
Ndër dështimet e shumta, Komuna e Prizrenit edhe me mungesë transparence (Dokument)
Dy aktiviste të Partisë Social Demokrate, me anë të fishkëllimave ia ndalën fjalën shefit të qeverisë për pak qaste.
Por, ky aktivitet i PSD-së nuk u zhvillua në kundërshtim të dialogut.
Teutë Rrusa e Natyra Kuci, para kryeministrit po kërkojnë drejtësi për rastet e dhunës ndaj grave.
Por kryeministrit duket që nuk i pengoi kjo ndërprerje.
E pyetjet e aktivisteve, Teutë Rrusta e Natyra Kuçi për Hotin vazhduan.
Ato e kritikuan qeverinë për qasjen e tyre karshi grave.
Madje edhe në letra që i gjuajtën kryeministrit shkruante qeveri patriarkale.
Por Hotit i pengoi kjo qasje. Sipas tij, ai nuk është njeriu i duhur që ti bëhen këto pyetje.
Megjithatë pyetjet për Hotin për kujdesin e munguar të shtetit ndaj grave nuk u ndalën.
E sërish ishte e njëjta përgjigje.
Pas përfundimit të aksionit kryeministri Hoti e arsyetoj kërkesën që vinte nga aktivistet e PSD-së. /GE