25-04-2024

Hoxha: 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë

Përfaqësuesi i Organizatës për Cilësi në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha, ka thënë se në ditën ndërkombëtare të arsimit në Kosovë, 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka kritikuar SBASHK’un, derisa ka thënë se stafi akademik i universiteteve publike nuk i justifikon titujt akademik.

”76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018 (79 vende pjesëmarrëse). SBAShK thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mesimdhënies, në ndërkohë e vetjma gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave”, ka shkruar ai

Shkrimi i tij i plotë:

Në ditën ndërkombëtare të arsimit në Kosovë:

76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018 (79 vende pjesëmarrëse).

SBAShK thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mesimdhënies, në ndërkohë e vetjma gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave.

Stafi akademik i universiteteve publike, nga 44% Prishtina deri te 65 % Prizreni e Gjilani, NUK i justifikojnë titujt akademik.

Shumica e universiteteve publike shpenzojnë mbi 50% të buxhetit për paga dhe mëditje të stafit akademik, me 75 % Mitrovica dhe 53 % Ferizaji.

Profesorët plagjiatorë vazhdojnë me “iluminu” rinën me shkencë.

Mbi 20,000 diploma të pavlefshme për shkak të dallavereve të kolegjeve private.

Sipas Agjensisë së Statistikave numri i studentëve në vend është 95,335, sa prej tyre do gjejnë punë?! Sa prej tyre angazhohen për me ndryshu këtë gjendje?

Asnjë koment

Comments are closed.