24-04-2024

Humbje nga Golden State dhe Bostoni në ndeshjet e parëndësishme para playoffit

Pak ditë para fillimit të playoffit skuadrat në NBA duket se po përkujdesen që t’i pushojnë mirë lojtarët.

Kështu, si pasojë Golden State Warriors ka pësuar humbje me rezultat 119-79 nga Utah Jazz.

Durant luajti 29 minuta në këtë takim dhe realizio 13 pikë, kurse Klay Thompson shkëlqeu me 23 pikë, por këto nuk mjaftuan që Golden State të shënojë fitore.

Te Utah 22 pikë shënoi Donovan Mitchell nga plot katër treshe duke u bërë lojtari debutues në NBA me më së shumti treshe të realizuara në sezonin e parë në histori.

Bostoni lëshoi epërsinë ndaj Washingtonit në udhëtim për të humbur me rezultat 113-101.

Nga ana tjetër Houstoni fitoi në Los Angeles ndaj Lakers me rezultat 105-99.

Asnjë koment

Komento