17-08-2026

I arrestuari në Zveçan për “Trazirat e Majit”, Prokuroria kërkon paraburgimin e tij

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj I.M., i arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar të dielën në Zveçan.

Sipas Prokurorisë Speciale, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Në kuadër të operacionit janë realizuar edhe veprime të tjera hetimore, ndërsa Prokuroria ka bërë publike pamje zyrtare nga aksioni dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Për masën ndaj të arrestuarit do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë


Asnjë koment

Comments are closed.