I zhgënjyer që e mbështeti Shaqir Totajn për kryetar: “Nëse do ta njohësh dikë, jepi pushtet…”
Ky reagim i tij vjen vetëm një ditë pasi u raportua se Totaj e ka punësuar djalin e tij në “Ekoregjioni” në Prizren.
Postimi i plotë i Baldedajt:
𝐊Ë𝐑𝐊𝐈𝐌 𝐅𝐀𝐋𝐉𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄!
Të dashur hasjanë, miq e shokë nga Prizreni e rrethina, pra u kërkoj shumë here falje, të gjithë JUVE që kam kërkuar nga ju ta votoni Shaqir Totajn, për kryetar të Komunës së Prizrenit.
Në njëvjetorin e shpalljes së fitores së talentit për kryetar të Komunës së Prizrenit, i dolën në shesh të zezat dhe gënjeshtrat se gjoja ai është ekspert i menaxhimit, ekspert me firmë të Obamës, çfarë i duhet qytetit dhe qytetarëve për të ecur përpara. Por, me keqardhje në vend se për këtë vit kalendarik, që po e përmbyllim t’i numërojmë sukseset dhe të arriturat, sot na duhet t’i numërojmë dështimet dhe gabimet e mëdha që po bën për secilën ditë.
Andaj, duke qenë se edhe kam qenë pjesë e fushatës së tij në balutazh, e shoh të udhës të kërkoj falje publike, i vetëdijshëm për gabimin që kam bërë duke e mbështetur këtë person, i cili në vend të përkrahjes për ata që e ndihmuan i sulmojë, i largojë dhe po i shantazhon e po hakmerret, duke i penguar në punën e tyre profesionale. Në anën tjetër, po i përkrah të gjithë ata që gjatë fushatës e shanë, e shantazhuan dhe kjo është dëshmia më e mirë se çfarë personaliteti është ky talent, specialist i Vicave bajate dhe zgërdhirjes në formë unike që nuk i ngjanë qeshjes normale.
Populli ka thënë “Nëse do ta njohësh dike, jepi pushtet dhe të tregon vet se kush është e çka mendon!”