24-11-2024

IKSHPK me apel për qytetarët: Virusi nuk po tallet! Asgjë nuk ka përfunduar!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pas 21 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, ka apeluar për vazhdimin e respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga ky Institut theksohet se virusi nuk ka kaluar akoma dhe se ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve, andaj IKSHPK lut institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

POSTIMI I PLOTË NGA IKSHPK:

Të nderuar qytetarë!

Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Sonte detektuam 19 raste pozitive në Prizren e 2 në Suharekë!

1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Kështu ka filluar më 13 mars!

Një rast i vetëm në Stubëll!

Një rast i vetëm në Klinë!

Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!

Një rast i vetëm në Dumnicë!

Një rast i vetëm në Wuhan!

Një rast i vetëm në Codogno!

Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 5.000.000 raste në botë dhe po vazhdon akoma!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Asnjë koment

Comments are closed.