Ilijazi e quan jolegjitim kuvendin që e shkarkoi, paralajmëron padi
Kuvendin e mbrëmshëm ku është votuar shkarkimi i tij nga pozita e kryetarit të klubit “ Liria”, Ilijaz Ilijazi, po e quan paralel dhe ilegjitim, ndërsa paralajmëroi padi ndaj iniciuesit të organizimit të këtij Kuvendi. Ai tha gjithashtu se rreth zhvillimeve të mbrëmshme ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të FFK-së, do të ankohet edhe tek drejtuesit më të lartë të organit më të lartë futbollistik në vendin tonë.
Sipas tij, vetëm 3 nga anëtarët e këtij Kuvendi janë legjitim, ndërsa 24 të tjerëve iu ka kaluar mandati dhe se krejtësisht janë ilegjitim, shprehet ai. Ai tha se shkarkimin e tij mund ta bëj vetëm Kuvendi i cili u mbajt në fillim të këtij muaji, dhe se nëse një gjë e tillë i kërkohet nga anëtarët e atij Kuvendi, ai do të largohej nga posti i kreut të klubit.
Ndryshe, zhvillimet e fundit nga të dyja kampet rivale të cilat po mbajnë kuvende të njëpasnjëshme, më së shumti po e dëmtojnë vet klubin, i cili e ka humbur shkëlqimin e vet si krenari e sportit prizrenas./tvprizreni