Ilir Baldedaj emërohet këshilltar politik në Prishtinë
Ilir Baldedaj, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Prizren, është emëruar këshilltar politik i Koordinatorit Nacional për Reformën Shtetërore, Besnik Tahirit.
Në qeverisjen e kaluar, Baldedaj ka qenë drejtor për Administratë të KK-së në Prizren, ndërsa tashmë është anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, nga radhët e AAK-së tashmë në opozitë.
Ai në faqen e tij në “facebook” ndërkaq ka falënderuar për besimin e dhënë.