Pas shpalljes së emrave të drejtorëve të propozuar Ilir Baldedaj nga AAK në opozitë ka kritikuar kryetarin e Komunës, Mytaher Hasuka.
Në një shkrim të tij, në facebook, ai ka shkruar se sa Mytaher Hasuka fshihen prapa figurës së kryetarit të Komunës së Prizrenit.
“Mytaher Haskuka, duhet të ketë turp nga vetvetja e Ultra politizoi arsimin.Ku mbet ai Haskuka që premtoi depolitizim të Arsimit. Edhe sa kontra figura nga ajo e fushatës me emrin Mytaher Haskuka, do ta dalin nga petku i kryetarit të Komunës. Mytaher Haskuka i sotëm e befasoi Mytaher Haskukën e fushatës ndërsa na befasoi, edhe neve që me zë pohuam se ai po e politizon arsimin”, ka shkruar ai
“Myta e mbyti Arsimin duke dalë përtej të gjitha parashikimeve me politizimin e arsimit, ai e ultra politizoi arsimin. Mytaher Haskuka është personi i fundit që e nënshkruan listën e drejtorëve dhe është në përgjegjësinë e tij turpi që ia vetë përplasi fytyrës së vetë”, shkuan ai.
Baldedaj më tutje ka thënë se Haskuka, në pjesën më të madhe të ndarjes së kulaçit, po dëshmon se nuk është kryetar i Komunës së Prizrenit, por edhe në pjesën e vogël që i takon subjektit të tij, ai përsëri nuk është kryetar.
“Emrat e drejtorëve të shkollave janë garancia e tatëpjetës edhe më të madhe të Arsimit në Prizren. Turpin Mytaher Haskuka mund ta mbulojë vetëm me dorëheqje. Dorëheqja e tij, një ditë më parë do ta shpëtojë Mytaher Haskukën nga turpi e faqja e zezë, ndërsa Prizrenin do ta shpëtojë nga kjo keqqeverisje që ka marr përmasa të frikshme të instalimit të antivlerës në pozita të përgjegjshme institucionale”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Mytaher Haskuka i ditëve të sotme ia përplasi edhe një shuplakë fytyrës Mytaher Haskukës së fushatës… “Mytaher Haskuka nuk është kryetar i Prizrenit…Me qytetin e Prizrenit po udhëheqin analfabetët, ndërsa Mytaher Haskuka është bërë urë nëpër të cilën po kalon paturpësia e ditëve të sotme”, përfundon ai./gazetaeprizrenit/