23-04-2024

Ilir Daja udhëton në Tiranë, i vdes personi më i dashur

Një lajm i trishtë vjen në familjen e Ilir Dajës. Trajneri i Ballkanit njofton se nëna e tij është ndarë nga jeta ditën e sotme. Nesër bëhet varrimi i të ndjerës në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë. Pritjet do zhvillohen tek shtëpia funerale Parajsa tek ish-Nsherak. Varrimi do të kryhet ditën e hënë 25/03/2024 ora 14:00 tek varrezat në Tufinë”, shkruan Daja.

Një humbje e madhe për të dhe familjen e tij. Daja prej ditësh ndodhej në Tiranë në ato që do të ishin ditët e fundit të njeriut të tij të shtrenjtë.

Redaksia e Newsport.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daja. U prehtë në paqe!

 

Asnjë koment

Comments are closed.