15-04-2024

Importi i energjisë, Kosova bleu pak rrymë nga Serbia e Spanja

Që të mos mbetet në terr, gjatë vitit të kaluar Kosova importoi rrymë 116 milionë euro.

Gati gjysma e kësaj shume, u blenë nga Maqedonia e Veriut me 49 milionë euro, pasuar nga Shqipëria me afër 36, e Sllovenia me 17 milionë euro.

Për kryetarin e Komisionit për Ekonomi, Tregti e Industri, Ferat Shala, blerja e 180 mijë megavatëve më tepër se sa rekomandoi Zyra e Rregullatorit për Energji paraqet shkelje.

Nga ZRrE-ja pret raport edhe parta në pushtet, që rritjen e importit e arsyeton me investimet që po bëhen në termocentralin Kosova B.

Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, evidentohen edhe blerjet e energjisë nga Spanja e Serbia. Këto i mohon anëtari i Komisionit për Ekonomi Armend Muja, i cili shton se ato janë vlera të papërfillshme.

 

Opozita po kritikon se do rritet akoma importi pasi qeveria la anash energjinë e ripërtërishme.

Nga pranvera e 2023-ës u miratua edhe strategjia për energji por që sipas minorancës si e tillë duhet plotësuar./ Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.