Inspektohen 41 lokale hoteliere në Prizren
Inspektorati në Prizren ka njoftuar për realizimin e inspektimit të 41 objekteve hoteliere, përkatësisht të atyre ku bëhet organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo është ndërmarrë nga sektori i Inspektoratit Sanitar, ndërsa masat e përgjithshme dhe të veçanta janë orientuar për sigurim të: ujit të pijshëm, ruajtjes së kushteve higjienike, sigurimit të gjendjes së rregullt sanitare të artikujve ushqimorë, kryerja e masës së DDD (Dezinfektim-Dezinsektim-Deratizim), si masë preventive, pastaj mënjanimi higjienik i mbetjeve ushqimore dhe hedhurinave të tjera, sigurimi i kontrollit shëndetësor në bacilbartje për personelin, etj.
“Ky inspektim ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kontrollit të cilësisë së ushqimit të konsumuar në këto lokale”, thuhet në njoftimin e sektorit përkatës. /GazetaePrizrenit.net