Inspektohen punimet në zgjerimin e rrugës Lubizhdë – Skorobisht

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka filluar punimet për zgjerimin e rrugës Lubizhdë – Skorobisht, duke qenë në konsultim të plotë me banorët që do të përfitojnë nga ky projekt.

Përmes faqes zyrtare në “facebook”, thuhet se në kuadër të këtij projekti, do të bëhet zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës ekzistuese dhe shtruarja me asfalt me gjatësi rreth 5418m dhe me gjerësi 5m.

Po ashtu kualiteti i projektit do të verifikohet përmes mbikëqyrjes së drejtorisë dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)