Inspektorati inspekton supermarketet në komunën e Prizrenit
Gjatë inspektimit të inspektoratit është bërë krahasimi i çmimit të produkteve në reklamacion dhe në arkën e pagesës, është kontrolluar afati i përdorimit të produkteve dhe largimi i disa prej tyre, si dhe janë kontrolluar flamujt e origjinës së produkteve, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Drejtoria e Inspektorateve fton qytetarët të raportojnë çdo parregullsi që hasin, të cilët do të shqyrtohen me vëmendje nga inspektorët e tregut, si mbrojtësit më të mëdhenj të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
Lexo Edhe:
Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?