Inspektorati për Trashëgimi Kulturore ndërpret punimet e një projekti të ministrit Çeku dhe Haskuka
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku dhe Mytaher Haskuka, kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e balotazhit më 14 nëntor, këto ditë kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve “restauruese” të regjenerimit të brigjeve të Lumëbardhit dhe nëntë urave që lidhin qytetin, por punimet janë ndërprerë nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore që është në kuadër të MKRS-së.
Ky projekt, sipas informatave brenda Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore ka filluar pa asnjë konsultim a dëgjim publik me qytetarët dhe pa marrë leje e pëlqim nga organet kompetente, si Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren, shkruan Epoka e Re.
Kjo ndërprerje e punimeve erdhi pasi Komuna e Prizrenit është në kohë fushate për zgjedhjet për kryetar komune, kur dihet se Haskuka është në garë edhe për një mandat qeverisës.