Instituti Amerikan “IIE” shkruan për zgjedhjen e Totajt në krye të PDK-së në Prizren
Instituti Amerikan për Edukim Ndërkombëtar IIE, ka publikuar informatën për zgjedhjen e Shaqir Totajt në krye të degës së PDK-së në Prizren.
Këtë përmes një postimi në profilin e tij e ka bërë të ditur vetë Totaj.
“Totaj ishte një anëtar në Universitetin Humphrey të Uashingtonit në 2009-2010 në fushën e analizës së politikave publike dhe administratës publike”, thuhet në shkrimin e këtij instituti, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Me tej thuhet se pas 17 viteve të përvojës në Zyrën e Administratës Tatimore të Kosovës dhe 9 vjet në fushën e menaxhimit të sportit, presidenti dhe nënkryetari i Kosovës kontaktoi z. Totaj për të rekomanduar që ai të kandidojë për kryetar të Prizrenit, qyteti i dytë më i madh në vend me një popullsi prej afro 200,000 banorë.
“Z. Totaj i atribuonte aftësitë që kishte fituar gjatë Fellowship-it – cilësinë e komunikimit, menaxhimin e kohës, fjalimin publik, të menduarit kritik, menaxhimin e performancës dhe shkrimin akademik – për shumë nga sukseset e tij profesionale”, thuhet ndër tjera në shkrimin e institutit IEE.
Totaj me profesion ekonomist, disa herë ka qëndruar në SHBA, ku ka ndjekur disa trajnime. Duket se ai është në vijë me sygjerimet nga ky vend dhe sponzorizimet tjera amerikane.
Për këtë madje është përfolur se kandidatura e tij, ka qenë rekomandim për degën më të madhe të PDK-së, e cila me 13 prill, e zgjedhoi në krye të saj. Ndonëse është në opozitë, PDK në Prizren është subjekti më i madh për nga numri i asamblistëve në Kuvendin Komunal!
Totaj, në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ishte kandidat i këtij subjekti për kryetar komune, duke përmirësuar në masë të madhe imazhin e PDK-së në këtë qytet. Përderisa në rrethin e parë kishte dalë i pari, me rreth 5 mijë vota më shumë se Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, në balotazh humbi nga ai, për një diferencë të ngushtë, apo rreth 260 vota./GazetaePrizrenit.net