24-11-2024

Interesim i madh për Panairin e Veshjeve Tradicionale në Prizren (FOTO)

Përveç veshjeve shqiptare, në këtë panair mund të gjenden edhe veshje tradicionale turke dhe boshnjake, transmeton Klan Kosova.

Sipas shoqatave që po marrin pjesë në këtë ngjarje, interesimi i qytetarëve në orët e para është i madh dhe ka vizitorë nga e gjithë Kosova.

Hapja zyrtare me ceremoni pritet të bëhet në ora 14:00, e cila do të përcillet edhe me organizime të tjera siç është parakalimi i të rinjve me veshje kombëtare.

Ky panair i organizuar nga Drejtoria për Turizëm në komunën e Prizrenit do të zgjatë vetëm një dit.

Asnjë koment

Comments are closed.