Varroset me nderime të larta ushtarake e qytetare, veterani i UÇK-së, Mustafë Hoxha

Të shtunën pasdite, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit, veteranit të UÇK-së nga Arbana e Prizrenit, Mustafë Hoxha, i cili ndërroi jetë mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në moshën 45 vjeçare.

Për ta përcjellur për na banesën e fundit të ndjerin, të pranishëm në ceremoninë e varrimit të tij e cila është organizuar nga Ushtria e Kosovës, ishin familjarë, miq, bashkëluftëtarë, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Në këtë ceremoni, një fajë rasti ka mbajtur, Metush Kryeziu, nga shoqatat e dala nga lufta, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrësve në nderim të jetës dhe veprës së bashkëluftëtarit të tyre, Mustafë Hoxha.

Ndryshe, i ndjeri, Mustafë Hoxha, edhe pse në moshë të re, ai ka qenë në shërbim të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për Liri e Pavarësi, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e vendit nën uniformën e UÇK-së që nga ditët e para të themelimit të saj, e më pas duke u radhitur në brigadën 122 “ Gani Paqarizi”.

I ndjeri, pas vetes ka lënë bashkëshorten, një djalë dhe një vajzë./tv prizreni