12-12-2024

Historike: Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë, në Lojërat Evropiane në Minsk

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë dhe hyrë në histori, pasi kjo ishte medalje e parë e artë nga Lojërat Evropiane.

Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe sot (e shtunë) ka dhuruar medalje për xhudistët tanë.

Xhudistja nga Kosova ka arritur që të nisi garën me një fitore në ndeshjen e parë ndaj zviceranes, Fabienne Kocher.

Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht me ippon në çerekfinale.

Majlinda e artë në Minsk (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me francezen numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu me ippon.

Në finale u zhvillua një përballje e fortë me rusen Natalia Kuziutina, por Majlinda arriti të fitojë me ‘golden score’ apo pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.