26-04-2024

Ish-ambasadorja Çitaku uron për hapjen e garës për kryetar të PDK-së

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish ministrja e Integrimeve në Qeverinë Thaçi Vlora Çitaku ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e  partisë.

“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Çitaku  thotë se përtej ndryshimeve nominale, ndryshimet programore dhe strukturore janë po aq të rëndësishme në parti, përcjell Telegrafi.

“Në një demokraci të shëndoshë roli i opozitës është vital. Bravo ”, ka shkruar më tej Çitaku.

Ajo ka vlerësuar edhe rolin e kryetarit aktual, Enver Hoxhajt, pasi sipas saj “në rrethana krejt të jashtëzakonshme mori përgjegjësinë për ta udhëhequr PDK-në”.

Emri i Vlora  Çitakut shpesh herë është lakuar si kandidate e mundshme për kryetare të PDK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.