20-04-2024

Kadeti Hasani diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake kroate

Pas studimeve në programin katër vjeçar, kadeti Valdet Hasani diplomoi me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake Kroate dhe Universitetin e Zagrebit në Kroaci, në drejtimin “Menaxhment dhe lidership ushtarak”.

Suksesi i kadet Hasanit, është suksesi i radhës së kadetëve, ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, në akademitë, qendrat profesionale dhe poligonet ushtarake të vendeve partnere, të cilët po prezantojnë vendin, kombin dhe FSK-në në mënyrën më të mire duke dëshmuar të ardhmen tonë të sigurtë.

Pas diplomimit, kadet Hasani do të i bashkëngjitet radhëve të oficerëve të rinj të FSK-së dhe kolegëve të tjerë për të zbatuar njohuritë dhe përvojën profesionale të fituar në detyrat dhe përgjegjësitë ushtarake në FSK.

Asnjë koment

Comments are closed.