Ish anëtari i LDK-së: Rugova fillimisht nuk pranoi të ishte kryetar i LDK’së
Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Milazim Krasniqi, ka thënë ën emisionin Pressing në T7 se Ibrahim Rugova kishte hezitime që të ishte kryetar i LDK’së në kohën kur u formua ky subjekt.
LDK sot feston 30 vjetorin e themelimit të partisë, dhe figura e Ibrahim Rugovës konsiderohet ndër kryesorët në këtë subjekt. Por Krasniqi thotë se gjithçka mund të ishte ndryshe.
Por Krasniqi, së bashku me Jusuf Buxhovin, tregojnë se ishte roli i gjermanëve dhe amerikanëve ne themelimin e LDK’së që ndikoi në bindjen e Rugovës që të jepte nënshkrimin e tij në listën e themeluesve, dhe të zgjidhej si kryetar i parë i kësaj partie.