24-11-2024

Ish-drejtori i Administratës, Baldedaj: Disa pushtetarë që sillen sikur e duan “Drinin” nuk e patën votuar buxhetin ku bënte pjesë projekti

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal, njëherësh ish-drejtori i Administratës komunale në Prizren, Ilir Bladedaj ka treguar se ka shkuar ta vizitojë Memorialin kushtuar komandant “Drinit”, disa ditë nga përurimi, në të cilin kishin marrë pjesë shumë njerëz, sipas tij jo meritor, por servil, pasi buxheti ku bënte pjesë edhe projekti i kësaj natyre ishte ndarë në kohën kur ai ishte drejtor.

Përmes një postimi në ‘facebook’ ai ka shkruar se në atë kohë, disa zyrtarë të  pushtetit aktual nuk e votuan buxhetin për monumentin, ndërsa sot sillen sikur e deshën aq shumë.

Postimi i tij i plotë:

“Komandant Drini erdha sonte të të them Mirë se u riktheve në qytetin për të cilin ishe ideator i çlirimit…

… atë ditë nuk erdha jo pse nuk doja të vija por nuk do të mundesha ti duroja disa servila që atë ditë mendonin se Prizreni fillon me ta Komandant Drini.

Unë isha në pozitën e drejtorit të Administratës kur në vitin 2017 e planifikova buxhetin e komunës, kur në atë kohë pushteti aktual nuk e votoi buxhetin sepse nuk donte që të ktheheshe në piedestalin tënd e sot ata sillen sikur të deshën aq shumë.

Këta pushtetar në shkuarje mendojnë që historia ka filluar me ta por fatbardhësisht nuk ka filluar sepse do ishte historia më e shëmtuar që ia kanë bërë Prizrenit për 3 vite”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.