23-11-2024

Ish-gazetari dhe delegati, Durak Thaçi: Raman Kiçe të kërkojë falje publike dhe ta kthej Lirinë aty ku e mori!

Hap fotografinë

Shkruan: Durak Thaçi

 Njëra ndër skuadrat më me nam në futbollin kosovar, skuadra e Lirisë po përjeton qaste të rënda në fotboll. Ajo sot ka pësuar humbje nga skuadra e kryeqytetit Prishtina me rezultat 3:1 duke vështirësuar kështu qëndrimin në Superligë, duke humb edhe ato pak shpresa të mbetura dhe duke u përshendetur përfundimisht nga elita e futbollit kosovar.

Andaj duhet reaguar të gjith qyetetarët futbolldashësit puntorët sportiv e veqmas instituconet komunale në krye me Drejtorin për Kultur Rini dhe Sport, që ti jepet fund me menagjimin e dështuar me klubin nga dështaku i ashtuquajturi menagjeri Raman Kiçe dhe varësit e tijë dhe ti kthehet klubi qytetit dhe dytetarëve prizrenas.

Investimet për prurjet e reja në klub janë të dështuara dhe të kota sepse edhe ajo drit e vogël në “fund të tunelit”se mund ti shpëtoi rënies nga Superliga janë shuar dhe definitivisht skuadra e Lirisë që nga tani është anëtar i ligës së par. Andaj pronari aktual që menagjon me KF Liria, Raman Kiçe të mbledh valixhet të kërkoi falje publike për dëmin që ia ka sjell ekipit dhe të kthehet nga ka ardhur dhe ta kthej klubi nga institucionet që e ka marr.

Futbolldashësit dhe qytetarët Prizrenas nuk durojn mashtrues të llojit të till. Raman Kiçe premtoi miliona. Mashtroi Komisionin 6-të anëtarësh duke premtu miliona investime si ne infrastrukturë dhe në kuadrin e trajnerëve profesionalizimin e tyre.

Sjelljen e përvojave ndërkombëtare ndërrimin e barit krijimin e kushteve për punë bashk me investimet në infrastrukturë. Largoi shunicën e lojtarëve të ekipit kampion që e ngjitën në Superligë etj… E mbushi klubin me familjarë. E katandisi dhe po e dërgon drejt humnerës. Unë si ish delegat i klubit dhe anëtar i Komisionit bëj thirrje publike që të përdoret çdo formë për largimin e Raman Kiçes dhe familjarëve që tashmë e kthyen Lirinë në pikën zero. Pavarësisht që Liria ka statusin e klubit privat, mos të harrojmë se interesi është publik. Aty tashmë krahas rezultateve katastrofale ka ndikim direkte nga militantë dhe zyryarë të subjekteve politike, që pos familjarëve po sjellin edhe anëtar partie duke larguar punëtor që me vite kanë qen pjesë e klubit.

Largimi i Raman Kiçes dhe stafit të tijë duhet një minut e më parë!

Autori i këtij shkrimi ishte gazetar i sportit në gazetën ditore ”Zëri” për 10 vite me radhë. Ai ishte delegat i klubit dhe dhe anëtar i Komisionit për Privatizim të KF Liria

P.S.
Shkrimet e në këtë rubrikë  janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Lexo edhe:

Përfunduan dy ndeshjet në Superligë, shpëtimi i Lirisë duket i pamundur

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.