03-12-2024

KA vendos: Fetahaj fiton rastin me Lirinë!

Të gjitha detyrimet financiare që i ka FC Liria ndaj ish-futbollistit Liridon Fetahaj duhet t’i përmbushë. Ky është Vendimi i fundit i Komisionit për Ankesa pranë FFK-së, botuar sot në faqen zyrtare të Federatës.
Për më tepër, njoftimi i plotë i KA-së (nga faqja zyrtare e Federatës):

Vendim i Komisionit për Ankesa
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.02.2024 shqyrtoi ankesën e KF ”Liria“ me nr reference 1503/1 datë 22.02.2024, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit për statusin e lojtarëve datë 15.02.2024, i cili e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e lojtarit Liridon Fetahaj për përmbushjen e oligimeve financiare sipas kontrantës profesionale nr reference 1381 e lidhur ndërmjet KF “Liria“ dhe lojtarit Liridon Fetahaj me datë 14.04.2021.

V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 08.02.2024 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 15.02.2024. është i drejtë dhe Vërtetohet ndërsa ankesa e KF “Liria” refuzohet si e pabazuar.

A R S Y E T I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë pas shyrtimit të ankesës, provave dhe dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK vërtetoi vendimin e Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 15.02.2024 bazuar në nenin 119 pika A i Rregullores Disiplinore. KF “Liria“ obligohet t’i përmbushë obligimet në shumën bruto 6000 (gjashtëmijë) euro sipas nenit 2 të kontratës së punës me nr reference 1381për periudhën kohore 01.01.2021 deri më 31.05.2023. Bazuar në këto të dhëna Komisioni i Ankesave – shkalla e dytë vërtetoi vendimin e Komisionit për Statusin e Lojtarëve me nr reference 596/2 datë 15.02.2024, ndërsa ankesa e KF “Liria” refuzohet si e pabazuar. Në arsyetim e ankesës së KF “Liria“ thuhet së marrëveshja e datës 17.08.2023 ku nënshkrues janë futbollisti Liridon Fetahaj dhe në emër të FC “Liria”, Valon Osmani (nuk ka qenë kryetar i FC “Liria”, siç është tani) dhe rrjedhimisht jo i autorizuar të bëjë marrëveshje. Komisioni për Ankesa vërtetoi se marrëveshja dypalëshe është nënshkruar nga futbollisti Liridon Fetahaj dhe KF “ Liria “ është valide , pasi që Valon Osmani ka nënshkruar në emër të KF “Liria“, gjë që vërtetohet edhe në ankesën e FC “Liria”./topsporti/

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 29.02.2024./TS

Asnjë koment

Comments are closed.