Ish menaxheri pengon rikthimin e prizrenases Tayna, ia “bllokon” kanalin në YouTube
Reperja nga Prizreni, Tayna dje shënoi rikthimin me projektin “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lansimi i këngëve të reja.
Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar nga fansat e shumë të saj.
Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.
Ky i fundit ka bllokuar video klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.

Kujtojmë se ish menaxheri i saj është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij./GS