23-11-2024

‘Isha 17 vjeçe nuk shkova në mbrëmje mature’! Maliqi flet për ish-bashkëshortin Gent Prizreni

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer një episod të veçantë nga jeta e saj. E ftuar në “Style Star” si jurist, Maliqi, teksa komentonte veshjet që kishin zgjedhur konkurrentët, ka folur pak edhe për jetën e saj personale. Ajo tregoi se kur ka qenë 17 vjeç, nuk ka shkuar në mbrëmjen e maturës.

“Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin ”- është shprehur Jonida.

Bëhet fjalë për ish-partnerin e saj, Gent Prizreni.

Jonida Maliqi tashmë është beqare. Ajo është ndarë prej disa vitesh nga Prizreni, me të cilin ka edhe një djalë. Për një periudhë të gjatë, Jonida Maliqi ishte në qendër të mediave rozë pas lidhjes që krijoi me aktorin Romeo Veshaj.

Asnjë koment

Comments are closed.