24-11-2024

Ismaili – kryeministres serbe: Po, kemi zbritur prej malit, por si fitues në Koshare!

Deklarata fyese e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq e cila i quajti liderët kosovarë “njerëz thjesht të zbritur nga mali”, ka ngjallur reagime të shumta.

“Ata me uniforma kanë qenë në mal, prej tij kanë dalë dhe janë bërë drejtpërdrejt pjesë të elitës politike në Prishtinë. Do të më pëlqente të kishin ardhur nga sektori joqeveritar, por nuk kanë ardhur. Pacolli nuk ka ardhur nga mali dhe më habit pse është gjetur i goditur”, ka deklaruar Bërnabiq.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili i cili përmes një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me këtë deklaratë.

Ai ia ka përmendur Bërnabiqit betejën në të cilën serbët patën humbjen më të madhe gjatë kohës së luftës.

“Po, zonja Brnabić, shumë e vërtetë. Prej malit të Koshares kemi zbritë, si fitues”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në “Facebook”, shkruan Indeksonline.

Asnjë koment

Comments are closed.