24-11-2024

Istogasi “bën haram për Kurban”, iu gjetën 25 qengja të kontrabanduar nga Serbia

Një personi në fshatin Cerkolez të Istogut i janë gjetur 25 qengja që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Policia njofton se në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori.

Lexo edhe:

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit

” Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit ndërsa kombi i është sekuestruar./IO

Asnjë koment

Comments are closed.