26-04-2024

Italia kampione e Europës

Italia është kampione e re e Evropës në futboll. Italia ka fituar me penallti nga Anglia. Rezultati ka qenë 3-2 në favor të italianëve.

Saka nuk është treguar i saktë në penalltinë e fundit për anglezët.

Brenda kohës së rregullt  nuk ka pasur fitues.  Italia dhe Anglia kanë luajtur baraz.

Anglia e ka gjetur golin menjëherë qysh në fillim të ndeshjes, kur Luke Shaw në minutën e dytë me një gjuajtje të bukur ka realizuar golin. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.

Ka qenë minuta e 67-të kur Italia e ka gjetur golin e barazimit. Leonardo Bonucci e ka barazuar rezultatin e ndeshjes në 1 – 1, pas një rrëmuje para portës angleze.

Pas nëntëdhjetë minutave ndeshja ka shkuar në vazhdime. As aty nuk ka pasur gola.

Italia e kishte fituar Evropianin vetëm një herë më parë, më 1968.

Asnjë koment

Comments are closed.