23-11-2024

Ja çfarë iu konfiskua kësaj radhe Burdushit nga policia

Policia sot ka dhënë disa detaje, rreth arrestimit të Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”. Ai është arrestuar dje me dyshimin për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ndërkaq, në raportin e saj 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit që i është bërë  shtëpisë së tij në rrugën  “Jeta e Re” në Prizren, si prova materiale janë konfiskuar disa dokumentet të ndryshme si dhe lista të personave që janë kontrolluar

“Po ashtu është konfiskuar edhe një laptop, një USB dhe stoli të ndryshme (ari dhe argjend). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia.

Ndryshe, në fund të vitit të kaluar Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Burdushit, që qëndroi për disa muaj në paraburgim.

Ai akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.