Ja cilat analiza mund t’i bëni prej nesër në QKMF-në e Prizrenit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, prej nesër (të premtes) do të ofrojë shërbime më të avancuara laboratorike, gjegjësisht analiza të hormoneve të gjëndrës tiroide dhe të yndyrave, shkruan “GazetaePrizrenit.net”
Në njoftim thuhet se me anë të këtyre analizave, të cilat për herë të parë në Kosovë bëhen në një QKMF, qytetarët me kohë do të mund t’i parandalojnë shumë sëmundje si dhe të kursejnë para.
“Kjo është një arritje e Drejtorisë së Shëndetësisë, e cila tashmë është vendosur në objektin e QKMF-së, për të qenë më pranë personelit dhe për të pasur koordinim më të mirë me ta”, thuhet në njoftimin e Komunës./GazetaePrizrenit.net/