25-04-2024

Putin pranon qenin e Sharrit që ia dhuroi Vuçiq

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, siç njoftoi më parë, i ka dhuruar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një qen të Sharrit i quajtur Pasha.

Qeni është një mashkull tre muajsh, i quajtur Pasha ndërsa babai i tij është Bozo shkruan Novosti. Megjithatë Vuçiq këmbënguli që Putin t’i japë atij emrin që dëshiron.

 

 

Serbët qenit i referohen si ‘racë autoktone serbe’, ndonëse dihet që qeni i Sharrit është racë autoktone ilire, prej ku edhe nga marrë emrin.

Putin mbërriti sot në një vizitë zyrtare në Serbi dhe gjatë takimit dy delegacione nënshkruan më shumë se 20 marrëveshje. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.