Ja cilin kandidat e ka zgjedh PDK në Suharekë për kryetar të komunës
Përmes një komunikate njoftohet se kryesia e PDK-së, dega në Suharekë ka nominuar Murtez Zekollin për kryetar të kësaj komune.
Komunikata e plotë:
Sot me datë 09.06.2021, kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Therandë, unanimisht nominon kandidatin për kryetar komune Prof. Dr. Murtez Zekollin.
Situata politike e degës, si dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit, ka bërë që kryesia e degës në Therandë të mendoj për zgjedhjet lokale dhe ti jap mundësi alternativave të reja.
Nënkryetari i degës, Murtez Zekolli ka qenë dhe mbetet njëra prej figurave më unike dhe progresive e Partisë Demokratike në Therandë.
Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.
Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë.
PDK, Therandë