Ja kush do të kompensohet nga furrtarët në Kosovë
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka treguar se si do të shpërblehen disa kategori që kanë qenë të ekspozuara nga rreziku i infektimit.
Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kompensimi i të punësuarve do të bëhet në bazë të dëmit të pësuar e jo nga kategoritë e bizneseve, duke marrë shembull edhe kompensimin e furrtarëve.
“ATK do të kontaktojë pronarin e furrës dhe nga ai do të kërkojë listën e punëtorëve që i janë ekspozuar rrezikut, pra ata që kanë pasur punë me klientë e jo të gjithë”. / GazetaePrizrenit.net /