PDK në Prizren ka zgjedhur strukturat udhëheqëse të saj. Kjo është bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të degës, prej të cilit doli edhe kryesia prej 21 anëtarësh, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”.
Në mbledhje ka qenë edhe lideri i këtij subjekti, Kadri Veseli, i cili sipas informacioneve ka dhënë një rol konstruktiv në këtë proces.
Portali “Gazeta e Prizrenit” tashmë ka konfirmuar se tre nënkryetarët e degës janë: Kujtim Gashi, Dr. Syleman Nishori dhe Laura Gurgule.
Nga takimet janë postuar edhe foto të përbashkëta të Veselit, kryetarit të degës, Shaqir Totajt dhe ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashit, të cilët siç ka mësuar portali janë harmonizuar rreth ecurisë së procesit./GazetaePrizrenit.net/