Ja kush u zgjodh Kryesues i Kuvendit të Prizrenit

Sulltan Badalli, zgjidhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Ai ishte propozim i PDK-së në opozitë.

Kuvendi e zgjodhi atë në mbledhjen e sotme, ku Badalli ka fituar 17 vota, apo një më shumë se kundërkandidati i tij Muharrem Elezkurtaj nga VV, në raundin final të votimit ./GazetaePrizren.net/